Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin

Situata është rënduar në Shëngjin si pasojë e erërave të forta që kanë nxitur edhe më tutje shpërndarjen e flakëve në zonë. Një ‘beach bar’ dhe çadrat e një resorti po digjen, ndërkohë që flakët rrezikojnë hotelin që ndodhet shumë pranë vatrave të zjarrit. Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në shërbim edhe në zonën e […] The post Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin appeared first on Albinfo.

Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin

Situata është rënduar në Shëngjin si pasojë e erërave të forta që kanë nxitur edhe më tutje shpërndarjen e flakëve në zonë.

Një ‘beach bar’ dhe çadrat e një resorti po digjen, ndërkohë që flakët rrezikojnë hotelin që ndodhet shumë pranë vatrave të zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë prej orësh në shërbim edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.

Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave./TCH

The post Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin appeared first on Albinfo.