Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftin për Asociacionin

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut. Ai tutje i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet […] The post Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftin për Asociacionin appeared first on Albinfo.

Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftin për Asociacionin

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut.

Ai tutje i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, citohet ai në njoftimin e Komisionit Evropian.

Varhelyi ka shtuar se Bashkimi Evropian është i angazhuar për zgjerim dhe përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

The post Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftin për Asociacionin appeared first on Albinfo.