Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë edhe në vazhdimësi. Duke folur për dy rastet e fundit, Sallahu është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur. Në një konferencë për media, Sallahu ka thënë se këto […]

Zv.ministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen
zv.ministri-sallahu-per-arratisjet-nga-burgjet:-ka-pasur-edhe-ne-te-kaluaren,-mund-te-kete-edhe-ne-te-ardhmen

zv.ministri-sallahu-per-arratisjet-nga-burgjet:-ka-pasur-edhe-ne-te-kaluaren,-mund-te-kete-edhe-ne-te-ardhmen

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë edhe në vazhdimësi. Duke folur për dy rastet e fundit, Sallahu është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur.

Në një konferencë për media, Sallahu ka thënë se këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit.

“Përkundër të arriturave dhe punës së vazhdueshme, këto ditë në njësi të tipit të hapur janë larguar dy të burgosur, të njëjtit kanë qenë shfrytëzues të vikendit, më lini të theksoj se në Republikën e Kosovës kemi dy tipe të institucioneve korrektuese, tipe të mbyllura me siguri të lartë, si dhe tipe të hapura ku të burgosurit kanë të drejta dhe privilegje të shumta. Pra për këtë arsye, largimi nga institucioni i mbyllur konsiderohet arratisje, ndërsa largimi nga institucioni i hapur nënkupton largim”, ka thënë Sallahu.

“Të burgosurit që kalojnë në tipin e hapur, u nënshtrohen trajnimeve, kanë të drejtën e punëss, mund të angazhohen në punë edhe jashtë shërbimit korrektues, pa mbikqyrje, pasi personi i dënuar gjendet në fazën më të avancuar të vuajtjes së dënimit. Të njëjtit, me kapjen nga institucionet e drejtësisë, humbin privilegjet, dhe kthehen në tipin e mbyllur.”

Në fund, ai ka thënë se largime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, dhe se mund të ketë sërish.

“Është me rëndësi se largime nga qendrat e tipit të hapur ka pasur edhe në të kaluarën, e mund të ketë edhe në vazhdimësi pasi këto institucione nuk u nënshtrohen masave të larta të sigurisë pasi është realizimi i programeve avancuese ndaj të të burgosurve.” – u shpreh Sallahu.

Ai ka thënë se pas ngjarjeve të ndodhura së fundi, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ta marrin raportin e Inspektoratit do të marrin vendimet adekuate.

“Inspektorati i MD është në vendngjarje dhe sapo të marrim raportin, do të merren vendimet adekuate”, ka thënë Sallahu.