16 orë në ujë për të thyer rekordin

Sipas ekipit special që ndoqi këtë rekord këtë notim të Memedali Egriut, anëtar i denjë i shoqatës të bjeshkatarëve “Dibra”, por edhe notues shumë i njohur, ai u zhyt në The post 16 orë në ujë për të thyer rekordin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

16 orë në ujë për të thyer rekordin

Sipas ekipit special që ndoqi këtë rekord këtë notim të Memedali Egriut, anëtar i denjë i shoqatës të bjeshkatarëve “Dibra”, por edhe notues shumë i njohur, ai u zhyt në ujërat e liqenit të premten në mbrëmje në orën 23:05 minuta duke nisur një maratonë dhe rekord të ri në not në Liqenin e Dibrës

 Në Dibër është vendosur një rekord i ri i notit për të kaluar tërësisht liqenin e Dibrës në gjatësi, duke filluar nga Ura e Kosovrastit e deri tek fillimi i liqenit në anën e kundërt ku derdhet Drini i Zi. Sportisti i njohur dibran Memedali Egriu, ka vendosur një rekord të ri që ka të bëjë me notin e 24 kilometrave, nga fillimi dhe fundi i liqenit, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Ai ka kaluar mbi 16 orë në ujë dhe ka thyer rekordin po ashtu të vet që e arriti para tre viteve.

Sipas ekipit special që ndoqi këtë rekord këtë notim të Memedali Egriut, anëtar i denjë i shoqatës të bjeshkatarëve “Dibra”, por edhe notues shumë i njohur, ai u zhyt në ujërat e liqenit të premten në mbrëmje në orën 23:05 minuta duke nisur një maratonë dhe rekord të ri në not në Liqenin e Dibrës. “Kjo faqe e re e nisur u mbyll ditën e shtunë në orët e pasdites me plot 24 kilometra në këtë liqe”, informuan organizatorët. Kjo maratonë që në nisje u përshëndet nga kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, Kryetari i SHBA “Dardania” -Shkup dhe njëkohësisht kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare pranë RMV-së dhe shumë anëtarë, qytetarë, shok dhe dashamirë të Memedaliut përfundoi me sukses. Koha edhe pse nuk ishte në favorin e Memedaliut, ajo e bënte më sfiduese garën në të cilën ai ishte përveshur të realizonte. Në çdo moment koha na surprizonte me erë, dallgë të fuqishme, gjë që e bënte edhe më të vështirë dhe humbjen e energjisë edhe më shumë, thanë ata.

Dibrani Memedali Egriu, faktikisht triumfoi dhe arriti të realizojë thyerjen e rekordit të tij të mëparshëm me plot 24 kilometra. Ekipi që ndoqi me anie special rekorderin në not shprehu kënaqësi që rekordi u arrit, dhe shton se notuesi I njohur dibran ka patur edhe një përgatitje të madhe fizike.

Pasi përfundoi maratona, në dalje u prit nga Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, anëtarët e SHBA”Dardani” nga Shkupi bashkë me kryetarin Fari Rexhepi, anëtarët e KBC” Dibra”, anëtarët e SHA”Gazibaba” Shkup, qytetarë, shokë, familjarë dhe miq. Kryetari Duka ka theksuar se Memedali Egriu është dhe do të mbetet shembull për Dibrën dhe posaçërisht rininë dibrane që tashmë e kanë një shembull se me dëshirë dhe pasion gjithçka është e mundur. Egriu pas daljes nga ujërat e liqenit të Dibrës ka thënë se noti ka qenë i rëndë por ai ja ka arritur qëllimit. Anëtarët të shoqatës të bjeshkatarëve “Dibra”, kanë uruar anëtarin e tyre duke shprehur kënaqësi për këtë rekord dhe duke i dhanë përkrahje që përsëri të vendos rekorde të reja në not. Memedali Egriu, sportisti Dibran që na befason me të arriturat e tij në shumë disiplina sportive e sidomos rekorde në çiklizëm, motoçiklizëm, bjeshkatari, alpinizëm etj. (koha.mk)

The post 16 orë në ujë për të thyer rekordin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .