2 eurot falso, arrestohet në Kosovë shtetasi i RMV’së, i sekuestrohen makinat për prodhimin e parave

Të dielen në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike […]

2 eurot falso, arrestohet në Kosovë shtetasi i RMV’së, i sekuestrohen makinat për prodhimin e parave
2-eurot-falso,-arrestohet-ne-kosove-shtetasi-i-rmv’se,-i-sekuestrohen-makinat-per-prodhimin-e-parave

2-eurot-falso,-arrestohet-ne-kosove-shtetasi-i-rmv’se,-i-sekuestrohen-makinat-per-prodhimin-e-parave

Të dielen në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 Euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.