Tenderi për stadiumin, Alban Hyseni ia nis një kërkesë turpëruese OSHP-së

Alban Hyseni po i lëviz të gjithë gurët për të favorizuar pronarët e Klubit të Futbollit “Gjilani” për tenderin e renovimit të Stadiumit të Qytetit. Të hënën e javës së kaluar, kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë kërkesë zyrtare në Organin Shqyrtues të Prokurimit për të anuluar vendimin e Panelit Shqyrtues që e anuloi […]

Tenderi për stadiumin, Alban Hyseni ia nis një kërkesë turpëruese OSHP-së
tenderi-per-stadiumin,-alban-hyseni-ia-nis-nje-kerkese-turperuese-oshp-se

tenderi-per-stadiumin,-alban-hyseni-ia-nis-nje-kerkese-turperuese-oshp-se

Alban Hyseni po i lëviz të gjithë gurët për të favorizuar pronarët e Klubit të Futbollit “Gjilani” për tenderin e renovimit të Stadiumit të Qytetit.

Të hënën e javës së kaluar, kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë kërkesë zyrtare në Organin Shqyrtues të Prokurimit për të anuluar vendimin e Panelit Shqyrtues që e anuloi procedurën tenderuese

Më 9 gusht të këtij viti, OSHP-ja nxori vendim për anulimin e tenderit pasi gjeti shkelje në vendimin e Komunës së Gjilanit që e shpalli fitues konsorciumin e kryesuar nga “Demiri Gartenbau Gmbh” dhe “El – Bau Sh.P.K”, dy kompani këto të lidhura kryekëput me aksionarët e SC Gjilanit.

Por, para se të veprojë siç obligohet me ligj, pra sipas vendimit të OSHP-së që është obligativ për të gjitha institucionet, Alban Hyseni ka zgjedhur një rrugë pa krye. I ka bërë presion Panelit Shqyrtues të Prokurimit përmes një shkrese të protokolluar që të marrë vendim për anulimin e vendimit.

Në kërkesë, kryetari Hyseni i ka kërkuar OSHP-së që t’i lejohet vazhdimi i procesit të tenderit, sipas vendimit të 31 korrikut në të cilin ishte shpallur fituese oferta e konsorciumit “Demiri Gartenbau Gmbh”.

Pra, ndonëse është palë në proces, Komuna e Gjilanit i ka kërkuar OSHP-së që të shfuqizojë vendimin dhe të mos i japë të drejtë ankesës së kompanisë ‘Euro Construktion’.

“Sipas nenit 104, nenit 105 par.2.15 dhe nenit 117 te LPP-së lidhur me nenin 24 te Rregullorës të Punës se OSHP-se dhe nenit 53 dhe 57 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 05L-002 per Procedurën e Pergjithshme Administrative, te merret vendim me te cilin do te refuzohet si e pabazuar (si pale pa interes) për shqyrtim ankesat e OE ‘Euro Construktion’ N.N.P lidhur me këtë aktivitet prokurimi dhe AK-së t’i lejohet vazhdimi i procesit sipas Njoftimit mbi Vendimin e AK-së të datës 31.05.2024”, thuhet në kërkesën e Komunës së Gjilanit.

Komuna e Gjilanit ka thënë se Paneli Shqyrtues ka nxjerrë vendim të pabazuar në gjendjen faktike. Kësisoj, ka kërkuar nga Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit që të anulojë vendimin.

“Duke marrë parasysh te gjitha faktet dhe argumentet e përmendura më lart, ne kërkojmë nga Bordi i OSHP-se që të anulojë vendimin për anulim të aktivitetit të prokurimit dhe te ri-tenderimit të projektit ‘Renovimi i Stadiumit te Qytetit të Gjilanit’”, thuhet në kërkesë.

“Ne jemi të bindur se vendimi i PSH-së është i pabazuar dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet tutje në kërkesë.

Vlera e tenderit për renovimin e stadumit të këtij qyteti ishte paraparë 15 milionë euro.

Ndryshe, renovimi i stadiumit të qytetit ishte pezulluar edhe në muajin mars të këtij viti.

Ndërkohë, dy klubet e suksesshme kosovare të këtij qyteti, Drita e Gjilani që disa vite tashmë kanë mbetur “pa shtëpi”, shkaku që stadiumi i Qytetit ishte paraparë të niste të ndërtohej qysh në vitin 2017. /Paparaci.com