33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

Sot, 33 vite nga eksodi gjigant i shqiptarëve në Itali. Ishte data 8 gusht kur anija “Vlora” e mbipopulluar nga shqiptarët, u nis nga porti i Durrësit drejt atij të Barit. Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam […] The post 33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë appeared first on Albinfo.

33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

Sot, 33 vite nga eksodi gjigant i shqiptarëve në Itali. Ishte data 8 gusht kur anija “Vlora” e mbipopulluar nga shqiptarët, u nis nga porti i Durrësit drejt atij të Barit.

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Këtë ditë e kanë kujtuar shumë njerëz të njohur, por jo vetëm, fati i të cilëve u rindërtua nga kjo anije, duke i nxjerrë jashtë kornizës së rreptë komuniste

The post 33 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë appeared first on Albinfo.