9 shkurt 2025 – zëdhënësi i KQZ tregon se a janë gati për organizimin e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një përgjigje për Front Online, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor […]

9 shkurt 2025 – zëdhënësi i KQZ tregon se a janë gati për organizimin e zgjedhjeve
9-shkurt-2025-–-zedhenesi-i-kqz-tregon-se-a-jane-gati-per-organizimin-e-zgjedhjeve

9-shkurt-2025-–-zedhenesi-i-kqz-tregon-se-a-jane-gati-per-organizimin-e-zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur 9 shkurtin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një përgjigje për Front Online, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Në këtë drejtim, KQZ së shpejti do të miratojë planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon.”, tha Elezi.

Sipas tij, këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në Dekret.

Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi.

Osmani ka publikuar Dekretin në faqen zyrtare të saj në Facebook, derisa ka shkruar “Urime”.

Opozita kishte propozuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, derisa partia në pushtet nuk dihet se çfarë date ka preferuar.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.