A do të nis viti i ri shkollor me greva? Flet Rrahman Jasharaj

Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se viti i ri shkollor pritet të nis më 2 shtator, mirëpo, siç thotë ai, gjërat mund të ndryshojnë gjatë muajit të ardhshëm, ku nuk e përjashton mundësinë e grevave gjatë shtatorit. Këto komente Jasharaj i ka bërë për portalin “FrontOnline”, duke shtuar se kërkesat e mësimdhënësve ia kanë […]

A do të nis viti i ri shkollor me greva? Flet Rrahman Jasharaj
a-do-te-nis-viti-i-ri-shkollor-me-greva?-flet-rrahman-jasharaj

a-do-te-nis-viti-i-ri-shkollor-me-greva?-flet-rrahman-jasharaj

Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se viti i ri shkollor pritet të nis më 2 shtator, mirëpo, siç thotë ai, gjërat mund të ndryshojnë gjatë muajit të ardhshëm, ku nuk e përjashton mundësinë e grevave gjatë shtatorit.

Këto komente Jasharaj i ka bërë për portalin “FrontOnline”, duke shtuar se kërkesat e mësimdhënësve ia kanë përcjellë zv/ministrit të Arsimit.

“Kemi pasur pakënaqësi të mëdha. Jemi takuar me zv.ministrin e Arsimit dhe ia kemi përcjellë të gjitha kërkesat tona, duke i rekomanduar që të njëjtat të dërgohen në Ministri e Qeveri, e cila gjë besoj që ka ndodhur. Viti i ri shkollor do të filloj, nuk pritën greva në fillim të vitit. Megjithatë, gjatë shtatorit gjërat mund të ndryshojnë dhe krejt varet nga qëndrimi i Qeverisë ndaj dialogut dhe kërkesave të punonjësve të arsimit”, ka deklaruar Jasharaj për FrontOnline.

Jasharaj thotë se pakënaqësitë e punëtorëve të arsimit fillojnë nga pagat.

“Pakënaqësitë e tyre janë të mëdha për paga, kushte të punës, mungesën e ligjeve të sigurimeve shëndetësore edhe për prekjen e ligjeve nga Qeveria. Kjo Qeveri është e njohur për mungesë të dialogut dhe për mos brengosje ndaj kërkesave të arsimit dhe sindikatave të tjera”, theksoi ai.

Jasharaj shpreson që këtë vit MASHT-i ta ndryshoj metodën për furnizimin me libra për nxënësit.

Ai madje thotë se pritet të përsëritët situata e vitit të kaluar.

“Edhe pa greva e protesta do të ketë probleme me furnizim të nxënësve me tekste shkollore nëse vazhdohet kështu nga MASHT-i. Viti shkollor do të jetë me probleme për shkak të teksteve sepse ende s’ka informata për shpërndarjen e tyre. Shpresojmë që nuk e praktikojnë sërish gabimin e vitit të kaluar”, u shpreh Jasharaj.

Front Online javë më parë i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit për të marrë detaje se si do të veproj në lidhje me furnizimin me tekste shkollore për vitin 2024-2025, por deri në publikim e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje./FrontOnline/