Abdixhiku pas aktakuzës ndaj ish-shefit të KEK: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Abdixhiku ka deklaruar se Krasniqin e kishte instaluar VV-ja në krye të KEK-ut dhe i njëjti, kishte marrë mbrojtje publike nga Kryeministri. “Nagip Krasniqi, i […]

Abdixhiku pas aktakuzës ndaj ish-shefit të KEK: Më 9 shkurt bie mafia energjetike
abdixhiku-pas-aktakuzes-ndaj-ish-shefit-te-kek:-me-9-shkurt-bie-mafia-energjetike

abdixhiku-pas-aktakuzes-ndaj-ish-shefit-te-kek:-me-9-shkurt-bie-mafia-energjetike

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Abdixhiku ka deklaruar se Krasniqin e kishte instaluar VV-ja në krye të KEK-ut dhe i njëjti, kishte marrë mbrojtje publike nga Kryeministri.

“Nagip Krasniqi, i caktuar nga partia në pushtet në krye të KEK-ut, akuzohet nga Prokuroria Speciale për negocimin e një TENDERI SEKRET në vlerë prej 3.4 milion eurove”.

“Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë. Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100% ”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku thotë se VV e mbronë edhe Martin Berishajn, i cili sipas tij po hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë.

“Martin Berishaj, ani pse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milion euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë”.

“Sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci”, ka deklaruar tutje Abdixhiku./Front Online/

Reagimi i plotë: