Tahiri: Retorika e Vuçiqit dhe Kurtit është boshe, gjithçka varet nga Amerika

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka shpërfillur replikat në mes tyre, duke thënë se ato janë boshe. Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se nga Vuçiqi dhe Kurti nuk varet asgjë. “Retorika boshe absurde- vuciqi […]

Tahiri: Retorika e Vuçiqit dhe Kurtit është boshe, gjithçka varet nga Amerika
tahiri:-retorika-e-vuciqit-dhe-kurtit-eshte-boshe,-gjithcka-varet-nga-amerika

tahiri:-retorika-e-vuciqit-dhe-kurtit-eshte-boshe,-gjithcka-varet-nga-amerika

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërcënimet e Aleksander Vuçiqit për pushtimin e Kosovës dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka shpërfillur replikat në mes tyre, duke thënë se ato janë boshe.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se nga Vuçiqi dhe Kurti nuk varet asgjë.

“Retorika boshe absurde- vuciqi kercenoi me pushtim, kurti tha s’trembemi, te dyte e dine qe nuk varet prej tyre asnje nga keto por varet nga Amerika”, ka shkruar Tahiri.