Abdixhiku: Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit nga MAShT-it për  furnizimin me libra përmes subvencionimit financiar. Abdixhiku ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mos sigurimin e librave për nxënësit, pasi sipas tij kjo gjë po i maltreton prindërit. “Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet […]

Abdixhiku: Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë
abdixhiku:-qeveria-me-51%-pushtet-e-12-miliarde-euro-buxhet,-nuk-arrin-asnjehere-te-nise-vitin-shkollor-mbare

abdixhiku:-qeveria-me-51%-pushtet-e-12-miliarde-euro-buxhet,-nuk-arrin-asnjehere-te-nise-vitin-shkollor-mbare

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit nga MAShT-it për  furnizimin me libra përmes subvencionimit financiar.

Abdixhiku ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mos sigurimin e librave për nxënësit, pasi sipas tij kjo gjë po i maltreton prindërit.

“Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë”, ka thënë Abdixhiku.

Postimi i plotë: