Aeroplani A320 i linjës Prishtinë-Düsseldorf bën ulje emërgjente në aeroportin e Prishtinës

Ngjarja ka ndodhur më 20 gusht 2024, në hapësirën ajrore të aeroportit të Prishtinës "Adem Jashari" The post Aeroplani A320 i linjës Prishtinë-Düsseldorf bën ulje emërgjente në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.

Aeroplani A320 i linjës Prishtinë-Düsseldorf bën ulje emërgjente në aeroportin e Prishtinës

Dhjetëra pasagjerë, kryesisht mërgimtarë që po ktheheshin nga pushimet, kishin planifikuar të udhëtonin nga Prishtina për në Dusseldorf të Gjermanisë më 20 gusht, ata u nisën në orën 10:53, me një vonesë të vogël, 10-minutëshe.

Ndërsa të gjithë prisnin që udhëtimi të përfundonte sipas planit, me aterim në aeroportin e Dusseldorfit në orën 13:15, por vetëm disa minuta pasi u ngritën nga toka dhe fluturuan mbi qiellin e Prishtinës, piloti kishte marrë vendim për ta kthyer aeroplanin prapë në aeroportin e Prishtinës.

„Shkak për këtë ka qenë një zog që ka dëmtuar pjesën e jashtme të njerit motor“, deklarojnë drejtuesit e kompanisë

Aeroplani Airbus A320-231, i kompanisë GP-Aviation, pas 32 minutash rrotullimesh mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës `’Adem Jashari”, ka ateruar në pistën nga ku ishte nisur, duke anuluar  kështu fluturimin për në Dusseldorf me aeroplanin që ishte goditur nga një zog. Mirëpo, siç merret vesh nga drejtuesit e kompanisë, pasagjerët kanë vazhduar fluturimin me një vonesë të shkurtër me një aeroplan tjetër të kompanisë në drejtim të Düsseldorfit.
„Këto janë masa sigurie standarde që aplikohen për siguri të udhëtarëve, ndonëse aeroplanët mund të fluturojnë edhe me një motor “, thonë pronarët e kompanisë

Burime brenda autoriteteve kosovare të navigimit konfirmuan për albinfo.ch se fluturimi dështoi për shkak të dyshimit të pilotëve se është dëmtuar nga një zog pjesa e jashtme e njërit motor gjatë ngritjes së avionit.

Pavarësisht përpjekjeve të albinfo.ch për të marrë një konfirmim zyrtar për ngjarjen e 20 gushtit në hapësirën ajrore të menaxhuar nga autoritetet kosovare, përgjigjet ishin të pakta.

Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës, nuk dha asnjë koment lidhur me incidentin, duke ia kaluar përgjegjësinë Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Në një përgjigje zyrtare, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror deklaroi se kompetencat e saj kufizohen vetëm në ofrimin e shërbimit të navigacionit ajror, ndërsa çështjet e tjera janë jashtë fushëveprimit të ASHNA-së. Për këtë arsye, thanë se përgjigjet i takojnë Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Pavarësisht insistimit të Albinfo.ch për të marrë një deklaratë zyrtare në autoritetin që referoj ASHNA, që ështe AAC, për këtë rast, ata nuk iu përgjigjën fare pyetjeve të redaksisë.

Ndërkohë, redaksia mori konfirmimin e incidentit nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA). Përmes një përgjigjeje elektronike, KHAIA informoi se aktualisht janë në fazën e mbledhjes së informacioneve zyrtare dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit të datës 20 gusht 2024, nuk mund të japin informacione të tjera.

Për rastin në fjalë nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar as Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili menaxhohet nga kompania turke “Limak.” (Shih flightradar24.com)

Mediat në Prishtinë kishin raportuar se një tjetër incident ndodhi më 20 qershor të po këtij viti, ku në orën 17:08, kur aeroplani A320 i EASYJet po përgatitej për fluturimin drejt Gjenevës. Gjatë përgatitjes për t’u ngritur nga pista 35 e Aeroportit Adem Jashari, një automjet u fut papritmas në rrugën e tij.

Ky incident i fundit, i ndodhur në fund të qershorit, është aktualisht nën hetim nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike. Autoritetet zvicerane kanë publikuar një raport më 16 gusht, ku Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST) e cilëson këtë ngjarje si një “incident serioz”.

 

The post Aeroplani A320 i linjës Prishtinë-Düsseldorf bën ulje emërgjente në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.