Aeroporti i Shkupit reagon për incidentin, s’e përmendin me emër Presidenten: Kemi obligim ligjor t’i kontrollojmë të gjithë pasagjerët

Lidhur me njoftimin për incidentin që ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në sallonin e VIP-ave, nga TAV thonë se në përputhje me Ligjin për Aviacion dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e aviacionit civil, TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të […]

Aeroporti i Shkupit reagon për incidentin, s’e përmendin me emër Presidenten: Kemi obligim ligjor t’i kontrollojmë të gjithë pasagjerët
aeroporti-i-shkupit-reagon-per-incidentin,-s’e-permendin-me-emer-presidenten:-kemi-obligim-ligjor-t’i-kontrollojme-te-gjithe-pasagjeret

aeroporti-i-shkupit-reagon-per-incidentin,-s’e-permendin-me-emer-presidenten:-kemi-obligim-ligjor-t’i-kontrollojme-te-gjithe-pasagjeret

Lidhur me njoftimin për incidentin që ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në sallonin e VIP-ave, nga TAV thonë se në përputhje me Ligjin për Aviacion dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e aviacionit civil, TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti Sveti Apostol Pavle Ohër, duke përfshirë pasagjerët që udhëtojnë nëpër sallonin VIP.

“Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP. Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti. Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e rreme se është cenuar siguria e udhëtarëve”, theksojnë nga TAV.

Për të marrë një pasqyrë të saktë të ngjarjes dhe për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, për të gjitha detajet në lidhje me incidentin, i drejtojmë mediat që të kontaktojnë institucionet kompetente, shtojnë nga TAV.