KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Mirëpo, ende nuk dihet ndonjë datë se kur do të ndodh hapja e kësaj ure. Një veprim i tillë është kritikuar nga vendet e QUINT-it duke thënë se nuk është momenti duhur për një gjë të tillë. Lidhur me këtë është […]

KFOR: Çdo vendim rreth hapjes së Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi
kfor:-cdo-vendim-rreth-hapjes-se-ures-se-ibrit-duhet-te-ndodh-ne-kuader-te-dialogut-kosove-–-serbi

kfor:-cdo-vendim-rreth-hapjes-se-ures-se-ibrit-duhet-te-ndodh-ne-kuader-te-dialogut-kosove-–-serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Mirëpo, ende nuk dihet ndonjë datë se kur do të ndodh hapja e kësaj ure.

Një veprim i tillë është kritikuar nga vendet e QUINT-it duke thënë se nuk është momenti duhur për një gjë të tillë.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe KFOR-i.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se çdo vendim për hapjen e urës duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së”, thuhet në përgjigje për Klankosova.tv.

Tutje thuhet se sot në mëngjes komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas, është informuar nga drejtori i policisë se në urën kryesore të Ibrit do të ketë një inspektim teknik nga afër.

Para hapjes Qeveria e Kosovës do të bëjë edhe një testim lidhur me kapacitetin e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve.

Për këtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro.