Vdes ortopedi i njohur, Faton Morina

Ka vdekur ortopedi i njohur Faton Morina. Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Njoftimi i plotë: Ndahet nga jeta Prof. Dr. Faton Morina, Prof. Dr. Faton Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. […]

Vdes ortopedi i njohur, Faton Morina

Ka vdekur ortopedi i njohur Faton Morina.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Faton Morina,

Prof. Dr. Faton Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. Prof. Dr. Morina mbrojti temën e doktoratës në vitin 2003, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e Ortopedisë. Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetëshme.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.