Haliti kritikon Kurtin për moskoordinim me ndërkombëtarët: KFOR-i pas gjysmë ore i vendos prapë gurët në urën e Ibrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për moskoordinimin me ndërkombëtarët lidhur me hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Haliti e ka cilësuar veprimin e Qeverisë Kurti si një “aventurë elektorale,” duke theksuar se një hapje e njëanshme e urës mund të nxisë tensione që do […]

Haliti kritikon Kurtin për moskoordinim me ndërkombëtarët: KFOR-i pas gjysmë ore i vendos prapë gurët në urën e Ibrit
haliti-kritikon-kurtin-per-moskoordinim-me-nderkombetaret:-kfor-i-pas-gjysme-ore-i-vendos-prape-guret-ne-uren-e-ibrit

haliti-kritikon-kurtin-per-moskoordinim-me-nderkombetaret:-kfor-i-pas-gjysme-ore-i-vendos-prape-guret-ne-uren-e-ibrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për moskoordinimin me ndërkombëtarët lidhur me hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Haliti e ka cilësuar veprimin e Qeverisë Kurti si një “aventurë elektorale,” duke theksuar se një hapje e njëanshme e urës mund të nxisë tensione që do të pasojnë me masa ndaj vendit.

Gjatë javës, në urën e Ibrit janë kryer inspektime nga autoritetet kosovare, me synimin për ta hapur atë për qarkullim të automjeteve. Megjithatë, vendet e QUINT-it dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur rezerva për këtë hap, duke theksuar se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Misioni paqeruajtës KFOR ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo zhvillim që mund të cenojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri dhe ministri i Brendshëm, po bëjnë aventura elektorale”.

Deklarimi i KFOR-it është i qartë… konsiderohet sipas tyre, hapja e njëanshme e urës është një veprim që nxite të tjerët me vepruar dhe ky do të ishte një eskalim i përplasjeve të policisë me qytetarët dhe detyrimisht mund të implikohet EULEX e KFOR-i. Nuk e besoj që Policia e Kosovës është e çmendur për tu përplasur me gurë, për ti heq. Është rrezik për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Haliti në “FIVE” të Dukagjinit.

Haliti ka theksuar se moskoordinimi i Kurtit me ndërkombëtarët mund të çojë në masa të reja ndaj Kosovës.

“Po e shoh që (Kurti) është e nxitur edhe nga të gjitha anët, duke i thënë nuk po guxon. Njerëzve tanë thuaju nuk po guxon ai përpiqet më të thënë që guxon dhe jam trim. Në qoftë se ti vepron dhe dëmton interesin e Kosovës, trimëria jote shumëzohet me aventurë dhe denoncim publik dhe ndoshta më shumë. Prandaj po them që një politikan që nuk vendos strategjikisht me kokën e foto dhe në interes të Kosovës, nuk është politikan… Besoj që edhe bashkësia ndërkombëtare beson në arsyeshmërinë e mundshme të Kurtit, në qoftë se jo, unë parashoh edhe masa shtesë ndaj Kosovës dhe ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Haliti në “FIVE” të Dukagjinit.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Haliti ka paralajmëruar se nëse Policia e Kosovës përpiqet të kundërshtojë KFOR-in dhe të zbatojë urdhra politikë për hapjen e urës, Kosova mund të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe politike.

“…Policia e Kosovës nuk duhet me kundërshtu KFOR-in në asnjë rast. Policia nuk duhet me i zbatu urdhrat e politikës në këtë rast. Sepse do të ketë pasoja të rëndë vetë Kosova.

Do të ketë pasoja ekonomike dhe politike. Në terren nuk do të ketë më siguri vrasje, nuk do të ketë as arrestime. Do t’i heqin gurtë dhe KFOR-i do t’i vendos pas gjysmë ore”, ka thënë ndër të tjerash Haliti.