Po bënin gara të shpejtësisë, policia i gjobitë me nga 400 euro dhe ua merr lejën pesë shoferëve

Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona duke zhvilluar gara ilegale në autostradë, shkruan Reporteri.net. Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për secilin veç e veç nga 400 euro, katër pikë negative dhe për 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik. Njoftimi: Identifikimi i garave ilegale të […]

Po bënin gara të shpejtësisë, policia i gjobitë me nga 400 euro dhe ua merr lejën pesë shoferëve
po-benin-gara-te-shpejtesise,-policia-i-gjobite-me-nga-400-euro-dhe-ua-merr-lejen-pese-shofereve

po-benin-gara-te-shpejtesise,-policia-i-gjobite-me-nga-400-euro-dhe-ua-merr-lejen-pese-shofereve

Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona duke zhvilluar gara ilegale në autostradë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për secilin veç e veç nga 400 euro, katër pikë negative dhe për 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik.

Njoftimi:

Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.