Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti, përcjell albinfo.ch. Përmes një videoje të pistës të postuar në rrjete sociale, shefi i qeverisë shqiptare tha po ashtu se vera e ardhshme do t’i presë pasagjerët e parë. “Mirëmëngjes, dhe me […] The post Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti appeared first on Albinfo.

Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Përmes një videoje të pistës të postuar në rrjete sociale, shefi i qeverisë shqiptare tha po ashtu se vera e ardhshme do t’i presë pasagjerët e parë.

“Mirëmëngjes, dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.

 

The post Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fund të këtij viti appeared first on Albinfo.