Agim Rexhepi: Ta nxisim lobin shqiptar në Amerikë të veprojë fuqishëm

Kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi duke folur për Front Online ka treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për të përmirësuar raportet me SHBA-të. Rexhepi thotë se nëse ka rezerva, Qeveria duhet të ketë shumë propozime karshi përfaqësuesve të SHBA-ve. “Duhet të jenë koherent me veprimet e deklaratat e SHBA-ve e aleatëve […]

Agim Rexhepi: Ta nxisim lobin shqiptar në Amerikë të veprojë fuqishëm
agim-rexhepi:-ta-nxisim-lobin-shqiptar-ne-amerike-te-veproje-fuqishem

agim-rexhepi:-ta-nxisim-lobin-shqiptar-ne-amerike-te-veproje-fuqishem


Kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi duke folur për Front Online ka treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për të përmirësuar raportet me SHBA-të.

Rexhepi thotë se nëse ka rezerva, Qeveria duhet të ketë shumë propozime karshi përfaqësuesve të SHBA-ve.

“Duhet të jenë koherent me veprimet e deklaratat e SHBA-ve e aleatëve të tyre. Nëse kanë rezerva Qeveria duhet ti ketë 10,20,30 kontra propozime ndaj përfaqësuesve të SHBA e atyre ndërkombëtar. Mos të presin pasi të merren vendimet të reagojnë ngase atëherë është vonë”, theksoi Rexhepi.

 

Institucionet duhet të krijojnë ura të fuqishme me senator e zyrtar të lartë të Amerikës, thotë Rexhepi.

“Duhet të tentojnë t’u paraprijnë proceseve. Të krijojnë ura të fuqishme me Senatorë, Kongresistë e zyrtarë të lartë. Ta nxisin lobin tonë të mrekullueshëm në SHBA të veproj më fuqishëm. Të bëjnë marketing të fuqishëm politik nëpërmjet gazetarëve në mediat amerikane”, thotë ai.