Osmani në festën Ditës së Zojës së Madhe, u drejtohet me fjalim të pranishmëve

Komuna e Vitisë bën të ditur se mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera sot morën pjesë në manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe, në Letnicë. Aty e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve […]

Osmani në festën Ditës së Zojës së Madhe, u drejtohet me fjalim të pranishmëve
osmani-ne-festen-dites-se-zojes-se-madhe,-u-drejtohet-me-fjalim-te-pranishmeve

osmani-ne-festen-dites-se-zojes-se-madhe,-u-drejtohet-me-fjalim-te-pranishmeve

Komuna e Vitisë bën të ditur se mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera sot morën pjesë në manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe, në Letnicë.

Aty e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve qendrore e lokale, ambasadave, komandës së KFOR-it, organizatave vendore e ndërkombëtare e të tjerë.

Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.

“Në radhë të parë ka Letnicën këtë vend të bukur ku Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën dhe e keni Stubllën me shkollën e parë shqipe. Këto histori duke të ua tregojmë jo vetëm Kosovës por edhe tërë botës. Në këtë mënyrë ne e shndërrojmë Letnicën dhe Kosovën në një kryeqendër të turizmit dhe vizitave të shumta”, u shpreh presidentja Osmani.