Goditet një këmbësor nga vetura në Gjilan, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Idriz Sefer” në Gjilan. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani. Osmani ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Gjilan dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për […]

Goditet një këmbësor nga vetura në Gjilan, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Idriz Sefer” në Gjilan.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani.

Osmani ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Gjilan dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

“Me datën 15.08.2024 rreth orës 20:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit. Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore dhe një këmbësorë. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendren emergjente në Gjilan është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve”, ka thënë Osmani për Front Online.