Arrestohen dy të dyshuar për vras*jen e 57-vjeçarit në Lipjan

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit dhe plagosjen e një personi tjetër në Zllakuqan të Lipjanit. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po hetohet. “Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  […]

Arrestohen dy të dyshuar për vras*jen e 57-vjeçarit në Lipjan

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 57-vjeçarit dhe plagosjen e një personi tjetër në Zllakuqan të Lipjanit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po hetohet.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, tha Ahmeti.

Ndryshe, një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori pasi dyshohet se u godit me thikë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas Ahmetit, e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes disa personave, e që më pas situata eskaloi në përdorimin e mjetit të mprehtë.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, tha ajo./Front Online/