Isa Hasani emërohet U.D kryetar i Bordit në OSHP

Pas dorëheqjes së Vjosa Gradinaj Mexhuani, ushtrues detyre i kryetarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është caktuar anëtari më i vjetër. Bëhet fjalë për Isa Hasanin. OSHP aktualisht po ballafaqohet me mjaft kritika sa i përket vonesave në zgjidhjen e ankesave duke tejkaluar afatet ligjore, pastaj me mungesë të konsistencës në vendimmarrje, […]

Isa Hasani emërohet U.D kryetar i Bordit në OSHP
isa-hasani-emerohet-u.d-kryetar-i-bordit-ne-oshp

isa-hasani-emerohet-u.d-kryetar-i-bordit-ne-oshp

Pas dorëheqjes së Vjosa Gradinaj Mexhuani, ushtrues detyre i kryetarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) është caktuar anëtari më i vjetër. Bëhet fjalë për Isa Hasanin.

OSHP aktualisht po ballafaqohet me mjaft kritika sa i përket vonesave në zgjidhjen e ankesave duke tejkaluar afatet ligjore, pastaj me mungesë të konsistencës në vendimmarrje, shpërndarjen e pabarabartë të rasteve te ekspertët shqyrtues, e deri te dyshimet për afera të korrupsionit.

U.D. kryetari në OSHP dyshohet se është i afërt me Sami Kurteshiin nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Të dy janë me prejardhje nga regjioni i Anamoravës.

Përveç pozitës së kryetarit, në OSHP edhe pozita e sekretarit aktualisht janë me ushtrues të detyrës. Mbi 6 muaj si ushtrues detyre i sekretarit në OSHP është Agim Sheqiri, pasi që OSHP nuk ka hapur konkursin për sekretar deri më sot.

Të kujtojmë se dy ditë më herët, kryetarja e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), Vjosa Gradinaj-Mexhuani, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të vazhduar detyrën e noteres në territorin e Ferizajt. /Ballkani.info/