Aksident mes dy automjeteve në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Pejë-Istog, ka lënë të lënduar dy persona. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 16:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugën Pejë-Istog, saktësisht në fshatin Vitomiricë, në […]

Aksident mes dy automjeteve në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Pejë-Istog, ka lënë të lënduar dy persona.

Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugën Pejë-Istog, saktësisht në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.