Aksidentohet autobusi me turistë në Itali, një i vdekur, 25 të plagosur

Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur në rrethana akoma të paqarta. Dy prej të lënduarve, janë dërguar me helikopter në spital, për shkak të plagëve të rënda. Autobusi u përplas në fillim të një parmakje në një autostradë jo shumë larg qytetit […] The post Aksidentohet autobusi me turistë në Itali, një i vdekur, 25 të plagosur appeared first on Albinfo.

Aksidentohet autobusi me turistë në Itali, një i vdekur, 25 të plagosur

Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur në rrethana akoma të paqarta. Dy prej të lënduarve, janë dërguar me helikopter në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Autobusi u përplas në fillim të një parmakje në një autostradë jo shumë larg qytetit të Arezzo në Toskanë për arsye ende të paqarta, raportoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Pamjet nga departamenti i zjarrfikësve tregojnë se si xhami i autobusit është shpuar nga parmakët.

Sipas presidentit të Toskanës, Eugenio Giani, pasagjerët në autobus ishin turistë kinezë. Në autobus ishin gjithsej 45 persona. Ata ishin duke u nisur nga Roma në Firence, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa pasagjerë nga autobusi që ishte fiksuar në parmakë, por në fund arritën t’i largonin të gjithë.

The post Aksidentohet autobusi me turistë në Itali, një i vdekur, 25 të plagosur appeared first on Albinfo.