Aktorët dhe fansat festojnë 40-vjetorin e serialit televiziv “Miami Vice”

Banorët dhe fansat e Miami Beach mund të ndjejnë festën dhe ritmin e saj përgjatë fundjavës ndërsa aktorët dhe ekipi i “Miami Vice” janë mbledhur për të festuar 40 vjetorin e serialit ikonik televiziv. Seriali u shfaq premierë në NBC më 16 shtator 1984 dhe pati pesë sezone. “Ata nuk mund ta kishin xhiruar këtë [...]Read More...

Aktorët dhe fansat festojnë 40-vjetorin e serialit televiziv “Miami Vice”

Banorët dhe fansat e Miami Beach mund të ndjejnë festën dhe ritmin e saj përgjatë fundjavës ndërsa aktorët dhe ekipi i “Miami Vice” janë mbledhur për të festuar 40 vjetorin e serialit ikonik televiziv.

Seriali u shfaq premierë në NBC më 16 shtator 1984 dhe pati pesë sezone.

“Ata nuk mund ta kishin xhiruar këtë askund tjetër në botë, askund. Dua të them, do ta kuptoni vërtet në episodin e parë. Bukuria e Majamit është e paparë. Dhe, thjesht e gjithë ndjesia e këtij vendi është unike”, tha Edward James Olmos.

Drama, me dy policë të fshehtë, ishte revolucionare në kulturën pop, stilit dhe muzikës.

Nuk ishte Hill Street Blues. Ishte shumë ndryshe në përpjekjet artistike në të gjitha nivelet. Kreativiteti për sa i përket muzikës, shkrimit, vlerës së prodhimit. Dhe nuk kursenim asgjë, dua të them, këta njerëz ishin seriozë dhe shpenzuan shumë kohë dhe para për çdo episode”, theksoi aktori.

Dhe duke filmuar shfaqjen kryesisht në Miami dhe Miami Beach, seriali ndihmoi në transformimin e imazhit të zonës në mbarë botën në një mënyrë që do të jehonte për dekada.

Ish-anëtarët e kastit, duke përfshirë Edward James Olmos dhe Michael Madsen, u takuan me fansat të premten në Royal Palm South Beach.

/abcnews.al