Sulmi me armë zjarri në tubimin e Trump, dyshohet se autori 20 vjeçar qëlloi tetë herë

Zyrtarët amerikanë besojnë se 20 vjeçari Thomas Mattheë Crooks qëlloi tetë herë në tubimin e Donald Trump në Pensilvani, ku humbi jetën një person dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, sipas Sky News. Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit të informuar mbi hetimin thonë se ky është numërimi paraprak, por se ai mund të [...]Read More...

Sulmi me armë zjarri në tubimin e Trump, dyshohet se autori 20 vjeçar qëlloi tetë herë

Zyrtarët amerikanë besojnë se 20 vjeçari Thomas Mattheë Crooks qëlloi tetë herë në tubimin e Donald Trump në Pensilvani, ku humbi jetën një person dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, sipas Sky News.

Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit të informuar mbi hetimin thonë se ky është numërimi paraprak, por se ai mund të ndryshojë pasi FBI dhe agjenci të tjera po vijojnë hetimet në vendin e tubimit dhe çatinë ku qëndroi autori.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit gjetën gjithashtu një numër bombolash ose kontejnerë të dyshimtë në automjetin e autorit, por nuk kanë vërtetuar nëse ato ishin pajisje ndezëse ose shpërthyese, shtuan burimet.

Ata thanë gjithashtu se familja e autorit të dyshuar është duke bashkëpunuar me hetuesit, por se deri më tani nuk kanë gjetur asgjë përfundimtare për të treguar motivin e krimit./abcnews.al