Gara presidenciale në SHBA/ Sondazhi: Kamala Harris kryeson me 5 pikë më shumë se Donald Trump

Demokratja Kamala Harris kryeson republikanin Donald Trump me 42% me 37% në garën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas një sondazhi të Ipsos të publikuar të enjten. Sondazhi zbuloi se Harris kishte zgjeruar epërsinë e saj që nga një sondazh i Reuters/Ipsos i 22-23 korrikut. Raporti mes tyre është 37% në 34, [...]Read More...

Gara presidenciale në SHBA/ Sondazhi: Kamala Harris kryeson me 5 pikë më shumë se Donald Trump

Demokratja Kamala Harris kryeson republikanin Donald Trump me 42% me 37% në garën për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas një sondazhi të Ipsos të publikuar të enjten.

Sondazhi zbuloi se Harris kishte zgjeruar epërsinë e saj që nga një sondazh i Reuters/Ipsos i 22-23 korrikut. Raporti mes tyre është 37% në 34, me favorite Harris.

Sondazhi mbarëkombëtar me 2,045 të rritur në SHBA, i kryer nga 2-7 gusht, zbuloi se 4% e të anketuarve mbështesin kandidatin e pavarur Robert Kennedy Jr., nga 10% në korrik.

Ipsos kreu sondazhin e gushtit në mënyrë të pavarur nga Reuters. Sondazhi , i kryer online, kishte një diferencë gabimi prej rreth 3 pikë përqindjeje.

Harris hyri në garë më 21 korrik kur Presidenti Joe Biden , 81 vjeç, përfundoi fushatën e tij dhe miratoi Harrisin pas një debati katastrofik më 27 qershor kundër Trump.

/abcnews.al