Dronët mbi zonat industriale/ Gjermania nis hetimet, dyshohet se janë përdorur për spiunazh

Gjermania ka nisur një hetim për dronët që fluturuan mbi disa zona industriale nën dyshimin se janë përdorur për spiunazh. Prokurorët gjermanë thanë se kishin hapur një hetim për fluturimet e përsëritura me dronë mbi infrastrukturën kritike në Gjermaninë veriore, për të cilat ka dyshime se përdoreshin për qëllime sabotimi. Grupi gjerman i kimikateve Covestro [...]Read More...

Dronët mbi zonat industriale/ Gjermania nis hetimet, dyshohet se janë përdorur për spiunazh

Gjermania ka nisur një hetim për dronët që fluturuan mbi disa zona industriale nën dyshimin se janë përdorur për spiunazh.

Prokurorët gjermanë thanë se kishin hapur një hetim për fluturimet e përsëritura me dronë mbi infrastrukturën kritike në Gjermaninë veriore, për të cilat ka dyshime se përdoreshin për qëllime sabotimi.

Grupi gjerman i kimikateve Covestro dhe prodhuesi zviceran i çimentos Holcim janë midis një grupi kompanish kimike, energjitike dhe logjistike që kanë operacione në zonën industriale të ChemCoast Park në Brunsbuttel, në shtetin verior të Schlesëig-Holstein.

Një ditë më parë, gazeta gjermane Bild citoi policinë kriminale të shtetit duke thënë se dronët ka të ngjarë të kenë qenë rusë Orlan-10, të cilët kanë një rreze prej 500-600 km dhe mund të fluturojnë me mbi 62 mph (100 km/h).

Gjermania ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ukrainës që nisja e pushtimit rus në 2022./abcnews.al