Lufta në Ukrainë, kryeministri i Indisë pritet të vizitojë Kievin

Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Ukrainën, ka thënë ministria e jashtme indiane. Është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj tokësor, ajror dhe detar të vendit në shkurt 2022. Kujtojmë se në korrik Modi u takua me Vladimir Putin në Moskë. India është përmbajtur nga fajësimi [...]Read More...

Lufta në Ukrainë, kryeministri i Indisë pritet të vizitojë Kievin

Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Ukrainën, ka thënë ministria e jashtme indiane.

Është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj tokësor, ajror dhe detar të vendit në shkurt 2022.

Kujtojmë se në korrik Modi u takua me Vladimir Putin në Moskë.

India është përmbajtur nga fajësimi i drejtpërdrejtë i Rusisë për luftën, ndërsa u kërkon fqinjëve që të zgjidhin konfliktin përmes diplomacisë.

Nju Delhi është një mik i vjetër i Rusisë, por gjithashtu po kërkon të forcojë lidhjet e saj me Perëndimin.

/abcnews.al