Akuzat për përfshirjen e CIA në komplotin për vrasjen e Maduro-s, DASH: Pretendime të rreme!
Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë akuzat për përfshirje të CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Nicolas Maduro-s. Më herët Venezuela njoftoi arrestimin e tre amerikanëve, dy spanjollëve dhe një çeku si te përfshirë. Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi ndalimin e një anëtari ushtarak amerikan. Gjithashtu theksoi se ishte në dijeni të [...]Read More...
Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë akuzat për përfshirje të CIA-s në një komplot të dyshuar për vrasjen e Nicolas Maduro-s.
Më herët Venezuela njoftoi arrestimin e tre amerikanëve, dy spanjollëve dhe një çeku si te përfshirë.
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi ndalimin e një anëtari ushtarak amerikan. Gjithashtu theksoi se ishte në dijeni të “raporteve të pakonfirmuara të dy shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Venezuelë”.
Por hodhi poshtë përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro
“Çdo pretendim për përfshirjen e SHBA në një komplot për të përmbysur Maduro është kategorikisht i rremë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje demokratike të krizës politike në Venezuelë”, thuhet ne reagim.