Alarm për bombë, evakuohet aeroporti francez

Një aeroport, i cili ndodhet në Alsace, në kufirin franko-zviceran, u evakuua për arsye sigurie mesditën e së premtes, pak orë pas sabotimit që shkaktoi ndërprerje në rrjetin hekurudhor francez përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. “Ky është një paralajmërim për bombë”, thanë autoritetet e departamentit të Rhine-it të Epërm, duke shtuar se “do [...]Read More...

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti francez

Një aeroport, i cili ndodhet në Alsace, në kufirin franko-zviceran, u evakuua për arsye sigurie mesditën e së premtes, pak orë pas sabotimit që shkaktoi ndërprerje në rrjetin hekurudhor francez përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.

“Ky është një paralajmërim për bombë”, thanë autoritetet e departamentit të Rhine-it të Epërm, duke shtuar se “do të ndiqet procedura e zakonshme” e cila parashikon dërgimin e punonjësve piroteknikë.

“Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur,” tha EuroAirport Basel-Mulhouse në faqen e tij zyrtare.

Disa aeroporte franceze, përfshirë EuroAirport, u desh të evakuoheshin në fund të vitit të kaluar për shkak të një sërë kërcënimesh të rreme me bomba.

EuroAirport, i cili ndodhet në anën franceze të kufirit pranë Bazelit, priti tetë milionë pasagjerë në 2023.

/abcnews.al