Alush Gashi përfaqësues i LDK-së në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se përfaqësues të saj po marrin pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve Sipas një njoftimi nga LDK-ja, thuhet se kryetari Lumir Abdixhiku, ka dërguar Alush Gashin, si përfaqësues të partisë në konventën e demokratëve në SHBA. “Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër […]

Alush Gashi përfaqësues i LDK-së në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA
alush-gashi-perfaqesues-i-ldk-se-ne-konventen-e-partise-demokratike-ne-shba

alush-gashi-perfaqesues-i-ldk-se-ne-konventen-e-partise-demokratike-ne-shba

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se përfaqësues të saj po marrin pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve

Sipas një njoftimi nga LDK-ja, thuhet se kryetari Lumir Abdixhiku, ka dërguar Alush Gashin, si përfaqësues të partisë në konventën e demokratëve në SHBA.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga rradhët e demokratëve znj. Kamala Harris. LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.