Komandanti i FSK-së, Jashari priti në takim ambasadorin e Shqipërisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë. “KOMFSK informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe […]

Komandanti i FSK-së, Jashari priti në takim ambasadorin e Shqipërisë
komandanti-i-fsk-se,-jashari-priti-ne-takim-ambasadorin-e-shqiperise

komandanti-i-fsk-se,-jashari-priti-ne-takim-ambasadorin-e-shqiperise

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

“KOMFSK informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n. Në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftim.

KOMFSK uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve.