Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë nuk do të marrin pjesë në përvjetorin e Nagasaki për shkak të Izraelit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Japoni nuk do të jenë në Nagasaki për të shënuar 79 vjetorin e sulmit me bombë atomike në Luftën e Dytë Botërore. Të dërguarit nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, SHBA dhe Bashkimi Europian thanë se ishte “rezultat i vendosjes së Izraelit në [...]Read More...

Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë nuk do të marrin pjesë në përvjetorin e Nagasaki për shkak të Izraelit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Japoni nuk do të jenë në Nagasaki për të shënuar 79 vjetorin e sulmit me bombë atomike në Luftën e Dytë Botërore.

Të dërguarit nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, SHBA dhe Bashkimi Europian thanë se ishte “rezultat i vendosjes së Izraelit në të njëjtin nivel me vende si Rusia dhe Bjellorusia”, të cilat gjithashtu nuk u ftuan në ceremoni për të tretin vit radhazi.

Sipas një burimi, ambasadori i SHBA-së në Japoni Rahm Emanuel tha se ai nuk do të merrte më pjesë në ceremoninë e paqes në Nagasaki “në përgjigje të qytetit që nuk e ftoi Izraelin”.

/abcnews.al