Panik në ajër, disa të lënduar nga turbulencat gjatë fluturimit të një avioni nga Koreja e Jugut

Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë. Avioni, i cili mbante 281 pasagjerë, hasi në vështirësi pak pasi u ngrit nga aeroporti Incheon i Koresë së Jugut të dielën, raportoi JoongAng Daily. Dhjetë pasagjerë dhe katër stjuardesa pësuan lëndime në shpinë dhe në qafë [...]Read More...

Panik në ajër, disa të lënduar nga turbulencat gjatë fluturimit të një avioni nga Koreja e Jugut

Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë. Avioni, i cili mbante 281 pasagjerë, hasi në vështirësi pak pasi u ngrit nga aeroporti Incheon i Koresë së Jugut të dielën, raportoi JoongAng Daily.

Dhjetë pasagjerë dhe katër stjuardesa pësuan lëndime në shpinë dhe në qafë kur avioni që po udhëtonte drejt Mongolisë papritmas filloi të lëkundej fort për rreth 15 sekonda. Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua rëndë, shtoi zëdhënësi i linjës ajrore.

 

“Njerëzit që nuk kishin vendosur rripat e sigurimit u hodhën në ajër”, tha pasagjerja Kim Hae-in, një blogere udhëtimesh. “Një pasagjer u hodh shumë lart, goditi kokën në tavan dhe u rrëzua.”/abcnews.al