Kalifornia Jugore tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë, nuk ka të lënduar

Los Aanxhelos është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të martën mbrëma. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se epiqendra e tërmetit goditi rreth 15 milje në jugperëndim të Lamont – dhe afërsisht 25 milje në jug të Bakersfield. Rreth 100 milje në juglindje të epiqendrës, nuk u vunë re dëmtime të konsiderueshme në [...]Read More...

Kalifornia Jugore tronditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë, nuk ka të lënduar

Los Aanxhelos është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të martën mbrëma.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se epiqendra e tërmetit goditi rreth 15 milje në jugperëndim të Lamont – dhe afërsisht 25 milje në jug të Bakersfield.

Rreth 100 milje në juglindje të epiqendrës, nuk u vunë re dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë ose lëndime në Los Anxhelos, sipas departamentit të zjarrit të qytetit, i cili dërgoi njerëz nga stacionet e tij të zjarrit për të vëzhguar nëse zona ishte prekur.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi një probabilitet të ulët për viktima ose dëme nga tërmeti.

Rreth 60 tërmete më të vogla me shkallë deri në 4.5 u regjistruan gjatë orëve në vijim, sipas sizmologes së Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, Lucy Jones.

/abcnews.al