Ambasadori britanik: Veprimet e Qeverisë së Kosovës rrezikojnë të nxisin tensione

Një reagim për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit e ka bërë edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.  Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se veprime të tilla si ai i sotmi,  kërkojnë konsultim me miqtë […]

Ambasadori britanik: Veprimet e Qeverisë së Kosovës rrezikojnë të nxisin tensione
ambasadori-britanik:-veprimet-e-qeverise-se-kosoves-rrezikojne-te-nxisin-tensione

ambasadori-britanik:-veprimet-e-qeverise-se-kosoves-rrezikojne-te-nxisin-tensione

Një reagim për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit e ka bërë edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë. 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se veprime të tilla si ai i sotmi,  kërkojnë konsultim me miqtë e Kosovës.

Ambasadori Hargreaves tha se  veprimet e sotme u bënë pa konsultim dhe rrezikojnë nxitjen e tensioneve.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit.” , thuhet në reagimin e ambasadorit Hargreaves.

Aksioni u dënua edhe nga Ambasada Amerikane, gjermane e franceze.

Aleatët ndërkombëtar u shprehën të zhgënjyer me veprimet e qeverisë së Albin Kurtit, ndonëse kishin marrë premtime për veprime të koordinuara.