“Ananas Impex” sjell shije erëzash të Kosovës në tryezat zvicerane

Pasi ka hyrë në disa vende të Evropës, nga viti 2022 kompania “Ananas Impex” ka depërtuar edhe në tregun zviceran The post “Ananas Impex” sjell shije erëzash të Kosovës në tryezat zvicerane appeared first on Albinfo.

“Ananas Impex” sjell shije erëzash të Kosovës në tryezat  zvicerane

Produktet e kompanisë  kosovare “Ananas Impex”, si speci i kuq “Besiana”, vegeta “Vegona” dhe lloje të ndryshme të supave me emrin  “Bonafide”  tashmë shërbehen në tryezat e konsumatorëve në Zvicër. Kompania kosovare ka filluar nga tetori i vitit 2022 eksportin edhe në tregun zviceran.

Me eksport kishte filluar si kompani për herë të parë në vitin 2008 për në vendet e Evropës. Menaxheri i “Ananas Impex”  për albinfo.ch thotë se po përballen me telashe burokratike që janë të ngjashme si për vendet tjera.

Megjithëkëtë, pas vendeve tjera të Evropës, nga viti 2022 kompania “Ananas Impex” ka depërtuar edhe në tregun zviceran.

“Në Zvicër kemi filluar nga tetori i vitit 2022, ndërsa përpjekjet tona kanë filluar qysh moti, por vështirësitë kanë qenë të natyrës burokratike, ndërsa sa u përket autoriteteve zvicerane nuk kemi pasur asnjë problem”, thotë menaxheri i kësaj kompanie, Ermal Hajdari.

Produktet që eksportohen në Zvicër nga kjo kompani kosovare janë: speci i kuq i bluar, spec i kuq me fara, erëzat e përziera të perimeve, Vegona (vegetë), supa dhe perime të thara të kultivuara nga fermerët e Kosovës.

“Eksporti i këtyre produkteve mundëson zhvillimin e një industrie mjaft me rëndësi për vendin tonë, industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, dhe mundëson zhvillimin më të shpejt të bujqësisë”, thotë për albinfo.ch Hajdari

Eksporti përbën rreth 30% të të hyrave të kompanisë “Ananas Impex”

Menaxherët e kësaj kompanie të themeluar në vitin 1930 me emrin Ananas Impex  dhe me brendet tashmë të njohura si speci i kuq: “Besiana”, vegeta: “Vegona” dhe supat “Bonafide” planifikojnë që ta shtrijnë praninë edhe në vende tjera, së fundi madje ata kanë depërtuar dhe në vendet afrikane

“Me krenari njoftojmë për eksportin tonë të radhës drejt tre shteteve të Afrikës. Produktet tona cilësore janë gati të udhëtojnë dhe të plotësojnë kërkesat e klientëve tanë në tregun ndërkombëtar”, thotë Hajdari.

Përshkrimi i kompanisë “Ananas Impex

Kompania “Ananas Impex” ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1930 dhe ka evoluar në një ndërmarrje të specializuar në kultivimin dhe prodhimin e piperit të kuq që nga viti 1975. Fillimisht, speci thahej në furra të thjeshta, më pas me bluarje. Produkti përfundimtar ishte i paketuar në thasë bazë. Transporti dhe shitja behet ne te gjitha qytetet e Kosovës dhe rajonit përreth. Markat tona gjejnë rrugën e tyre drejt tregjeve më të njohura brenda dhe jashtë vendit. Klientët ndryshojnë dhe përfshijnë individë që porosisin me kilogramë, restorante, dyqane ushqimore dhe blerës me shumicë.

Sot, ne eksportojmë me krenari produktet tona në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Franca, Suedia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4 breza. 59 të punësuar, 210 fermerë

Fundi i vitit 2023 Kompaninë “Ananas Impex” e gjeti me 59 të punësuar dhe me mbi 210 fermerë, furnizues të pemëve dhe perimeve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës.

 

Produktet e “Ananas Impex” i gjeni në etno marketet nëpër Zvicër. Importues i këtyre produkteve është R.B. Import& Export, pronar i së cilës është Rexhep Berisha.

The post “Ananas Impex” sjell shije erëzash të Kosovës në tryezat zvicerane appeared first on Albinfo.