Antikorrupsioni: 826 institucione pa informata për financimin e fushatës

826 institucione nuk i kanë dorëzuar informacionet e nevojshme, mes të cilave 10 ministri. Kështu thotë raporti i posaçëm i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kushtuar financimit të fushatës The post Antikorrupsioni: 826 institucione pa informata për financimin e fushatës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Antikorrupsioni: 826 institucione pa informata për financimin e fushatës

826 institucione nuk i kanë dorëzuar informacionet e nevojshme, mes të cilave 10 ministri. Kështu thotë raporti i posaçëm i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kushtuar financimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2024. Komisioni thuhet në raport, është i pafuqishëm që të ndërmarr masa ndëshkuese kundër funksionarëve dhe institucioneve që nuk i plotësojnë detyrimet e tyre ligjore.

 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

“Komisioni Antikorrupsion nuk ka mundësi që të inicojë procedurë kundërvajtjeje mbi këtë bazë. Mungesa e të dhënave nga ana e një numri të madh të institucioneve, përfshirë edhe ministritë, problematike është posaçërisht për shkak se ato institucione udhëheqin me resurse të rëndësishme dhe mjete publike”.

Koalicioni “Maqedonia jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas këtij raporti, është koalicioni që ka marrë më së shumti donacione në zgjedhjet e fundit.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

“Koalicioni ‘Maqedonia jote’ është subjekti politik me numrin më të madh të donacioneve, të cilat kryesisht janë nga persona fizik. Sipas të dhënave, ky koalicion, ka marrë gjithësej 48.169.328 denarë nga donacionet e personave fizik, që e bënë atë pranuesin më të madh të donacioneve të këtij lloji”.

Komisioni Antikorupsion ka vënë në dukje edhe mangësi edhe në Kodin Zgjedhor. Sipas tyre, kjo gjendje kërkon reforma urgjente për arritjen e efikasitetit më të madh dhe zvogëlimin e mundësive për korrupsion, veçanërisht në procesin zgjedhor. Më tej thonë se është e nevojshme të përforcohen mekanizmat e monitorimit dhe kontrollit, si dhe të vendosen sanksione më të rrepta për institucionet që nuk i plotësojnë detyrimet e tyre. Vetëm kështu thonë ata, mund të sigurohet proces zgjedhor transparent dhe fer, që është thelbi kryesor i sistemit demokratik.

/SHENJA/

The post Antikorrupsioni: 826 institucione pa informata për financimin e fushatës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .