Arifi: Anëtarësimi në BE do të shtyhet gjatë, nëse ndodh sanksionimi sërish i Kosovës

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Dritero Arifi thotë se paralajmërimi i BE-së për masa të reja ndaj Kosovës është një deklaratë e ashpër kundrejt Qeverisë. Ky vlerëson se ky vendim i Bashkimit Evropian tregon se Qeveria aktuale nuk ka krijuar mirëbesim tek ndërkombëtarët. “Deklarata e BE ishte dje shumë e ashpër kjo tregon që Qeveria nuk […]

Arifi: Anëtarësimi në BE do të shtyhet gjatë, nëse ndodh sanksionimi sërish i Kosovës
arifi:-anetaresimi-ne-be-do-te-shtyhet-gjate,-nese-ndodh-sanksionimi-serish-i-kosoves

arifi:-anetaresimi-ne-be-do-te-shtyhet-gjate,-nese-ndodh-sanksionimi-serish-i-kosoves


Njohësi i Integrimeve Evropiane, Dritero Arifi thotë se paralajmërimi i BE-së për masa të reja ndaj Kosovës është një deklaratë e ashpër kundrejt Qeverisë.

Ky vlerëson se ky vendim i Bashkimit Evropian tregon se Qeveria aktuale nuk ka krijuar mirëbesim tek ndërkombëtarët.

“Deklarata e BE ishte dje shumë e ashpër kjo tregon që Qeveria nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë që nuk ka arritur që të krijojë një mirëbesim të bashkëpunimit më të thelluar mes Kosovës, SHBA dhe BE, që në rast që të hapët Ura sot nuk do duhej të ishte problematik”, deklaron Arifi.

Ai thotë se anëtarësimi në BE do të shtyhet gjatë nëse ndodh sanksionimi sërish i Kosovës.

Sipas tij, çështja e hapjes së Urës është spektakël i pushtetit aktual.

“Qeveria po bënë më shumë spektakël se sa që e ka seriozisht hapjen e Urës, Kosova më shumë po e dëmton reputacionin e saj se sa po e avancon se çdo sanksionim për Kosovën do të shtyj anëtarësimin në BE për një kohë të gjatë. Qeveria duhet edhe me hap Urën edhe me pas bashkëpunim me BE sepse dëmtohet Kosova”, u shpreh Arifi.