Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq. Arrestimin e tij  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai tha se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar. Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb […]

Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri (VIDEO)
arrestohet-politikani-serb,-iu-fishkelleu-ministrave-ne-veri-(video)

arrestohet-politikani-serb,-iu-fishkelleu-ministrave-ne-veri-(video)

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arrestimin e tij  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai tha se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar.

Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb dyshohet se ka fishkëlluar pranë një tavoline të një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të cilët ishin sot për vizitë në Veri./klankosova