Avokati Berisha deklarohet për lirimin e Noizyt: Është i lirë dhe do t’i kthehet aktiviteteve të tij

Rigels Rajku i njohur më mirë si Noizy nga emri artistik i tij, tanimë është i lirë. Noizy i cili për disa ditë radhazi është mbajtur në burg tani e tutje do të mund t’i kthehet jetës së tij private dhe asaj profesionale. Gjykata në Durrës sot mori vendim për lirim të artistit nga paraburgimi.…

Avokati Berisha deklarohet për lirimin e Noizyt: Është i lirë dhe do t’i kthehet aktiviteteve të tij

Rigels Rajku i njohur më mirë si Noizy nga emri artistik i tij, tanimë është i lirë.

Noizy i cili për disa ditë radhazi është mbajtur në burg tani e tutje do të mund t’i kthehet jetës së tij private dhe asaj profesionale.

Gjykata në Durrës sot mori vendim për lirim të artistit nga paraburgimi.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati mbrojtës, Besnik Berisha.

Berisha po ashtu tha se në seancën e mbajtur sot është dorëzuar edhe garancia pasurore sa i përket rastit të Noizyt.

“E konfirmoj se sot është mbajtur seanca ashtu siç e kam paralajmëruar para disa disa ditëve dhe siç e kam paralajmëruar se nuk ka asnjë arsye që Noizy të mbahet nën masën e paraburgimit. Gjykata sot ka caktuar masën e dorëzanisë, apo garanci pasurore dhe Noizy nga tani është veçse i lirë dhe do t’i kthehet jetës dhe aktivitetit të tij”,tha Berisha

Berisha tha se sa i përket kërkesës së institucioneve të Kosovës, e që është ajo e ekstradimit se “Kjo çështje do të trajtohet në mënyrë të duhur nga ai dhe vetë artisti”.

“Sa i përket institucioneve të Kosovës dhe kërkesës së bërë ajo edhe nga unë dhe nga ai do të trajtohet seriozisht e do të kontribuojmë deri në fund për të ndriçuar rastin deri në fund e cila e dëmtoi secilin apo së paku dy persona që dolën në publik me lëndime trupore”, deklaroi Berisha.

Noizy ishte arrestuar pas një kërkesë nga autoritetet e Kosovës për ndalimin e tij pasi që tiktokeri “Medi” kishte raportuar se është sulmuar fizikisht nga Noizy dhe disa anëtarë të tjerë të grupit.

Një gjë të tillë e ka mohuar vetë artisti që në fillim duke theksuar se ai nuk e ka sulmuar viktimën e këtij rasti dhe as nuk ka pasur të bëjë asgjë me rastin.

Noizy gjithashtu ka potencuar se rasti i është montuar, e që sipas avokatit Berisha e vërteta do të kuptohet shumë shpejtë.

Në lidhje me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë vazhduar të bëjnë kërkesa të njëpasnjëshme për ekstradim. Madje me këtë çështje ishte marrur edhe Ministria e Drejtësisë, duke bërë kërkesë për ekstradim të Noizyt, për një rast të rrahjes apo sulmit fizik.

Noizy tashmë do të mund t’i kthehet aktiviteteve të tij, ndërsa pritet që të shihet se cilët do të jenë hapat e radhës sa i përket rrahjes që u raportua së ndodhi në një prej diskotekave në Pejë./Lajmi.net/

Noizy lirohet nga paraburgimi- Ky është vendimi që mori Gjykata e Durrësit