Bajqinovci i gëzohet takimit të Kurtit me shefin e CIA-s, kritikon opozitën e analistët

Mefail Bajqninovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin e ka komentuar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, William Burns. Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka pasur kritika ndaj opozitës Bajqinovci e ka akuzuar opozitën për spekulime. “Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i […]

Bajqinovci i gëzohet takimit të Kurtit me shefin e CIA-s, kritikon opozitën e analistët
bajqinovci-i-gezohet-takimit-te-kurtit-me-shefin-e-cia-s,-kritikon-opoziten-e-analistet

bajqinovci-i-gezohet-takimit-te-kurtit-me-shefin-e-cia-s,-kritikon-opoziten-e-analistet

Mefail Bajqninovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin e ka komentuar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, William Burns.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka pasur kritika ndaj opozitës

Bajqinovci e ka akuzuar opozitën për spekulime.

“Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar” – ka shkruar ai.