Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas informacioneve të para, Ahmeti tha se dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. “Sot rreth […]

Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
grabitje-e-armatosur-ne-nje-institucion-mikrofinanciar-ne-prishtine

grabitje-e-armatosur-ne-nje-institucion-mikrofinanciar-ne-prishtine

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas informacioneve të para, Ahmeti tha se dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.