Bajrami: KFOR është garantuesi i sigurisë në veri, çdo veprim duhet të jetë në koordinim me ta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për hapjen e Urës së Ibrit dhe veprimet e Kosovës në veri të vendit. Ajo në emisionin Frontal me Arsim Lanin, tha se partia në pushtet Serbinë e ka pasur kauzë kryesore gjatë kohën sa ishte në opozitë. “Në mungesë totale të një projekti […]

Bajrami: KFOR është garantuesi i sigurisë në veri, çdo veprim duhet të jetë në koordinim me ta
bajrami:-kfor-eshte-garantuesi-i-sigurise-ne-veri,-cdo-veprim-duhet-te-jete-ne-koordinim-me-ta

bajrami:-kfor-eshte-garantuesi-i-sigurise-ne-veri,-cdo-veprim-duhet-te-jete-ne-koordinim-me-ta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për hapjen e Urës së Ibrit dhe veprimet e Kosovës në veri të vendit.

Ajo në emisionin Frontal me Arsim Lanin, tha se partia në pushtet Serbinë e ka pasur kauzë kryesore gjatë kohën sa ishte në opozitë.

“Në mungesë totale të një projekti të vetëm të zgjidhjes së problemit për qytetarët e Kosovës, në vazhdimësi ka krijuar kriza dhe kauza për veriun duke i mbajtur të gjithë qytetarët aty. Nuk ka asnjë shqiptarë që do të ishte kundër hapjes së Urës së Ibrit, por megjithatë KFOR është garantuesi i sigurisë në veri. Përderisa kemi një situatë të tillë në veri ne konsiderojmë që çdo gjë duhet të jetë në koordinim me ta.”

Ajo ka komentuar edhe reagimin e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje.

“Është dëmtimi i imazhit në Kosovë, ne e kemi pa që Kryeministri i Kosovës gjatë këtyre tre viteve e gjysmë, ka qenë totalisht i izoluar, nuk kemi avancuar absolutisht asgjë në agjendën ndërkombëtare, dështuam në Këshillin e Evropës. Përpos që jemi në sanksione, është Bashkësia Evropiane, që kanë kërcënuar këto ditë që nëse ka aksione të njëanshme ka mundësi që masat të shtohen ose të zgjaten.”