Berisha: Albini, Vjosa e Lumiri e kanë të përbashkët anti-UÇK’izmin, nëse s’bëhen bashkë do bëhet e zezë dita

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se e përbashkëta e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, është anti-UÇK’izmi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se i njëjtë me ta është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike […]

Berisha: Albini, Vjosa e Lumiri e kanë të përbashkët anti-UÇK’izmin, nëse s’bëhen bashkë do bëhet e zezë dita
berisha:-albini,-vjosa-e-lumiri-e-kane-te-perbashket-anti-uck’izmin,-nese-s’behen-bashke-do-behet-e-zeze-dita

berisha:-albini,-vjosa-e-lumiri-e-kane-te-perbashket-anti-uck’izmin,-nese-s’behen-bashke-do-behet-e-zeze-dita

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se e përbashkëta e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, është anti-UÇK’izmi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se i njëjtë me ta është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij, pretendon pushtet me kartën e njëjtë

“E perbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UCK izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njejtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njejtë”, shkroi ai.

Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.

“Të 3 nese nuk behen bashk, ka me u bo e zezdita , kan me perqa elementin jugosllav në Kosovë”, shkroi Berisha.