Nagavci takohet me ambasadorin britanik, flasin për çështje të rëndësishme rreth arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas ministres, ata diskutuan për çështje të rëndësishme rreth arsimit, si dhe për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM si dhe për mundësitë e financimit. “E falënderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm që ka […]

Nagavci takohet me ambasadorin britanik, flasin për çështje të rëndësishme rreth arsimit
nagavci-takohet-me-ambasadorin-britanik,-flasin-per-ceshtje-te-rendesishme-rreth-arsimit

nagavci-takohet-me-ambasadorin-britanik,-flasin-per-ceshtje-te-rendesishme-rreth-arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas ministres, ata diskutuan për çështje të rëndësishme rreth arsimit, si dhe për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM si dhe për mundësitë e financimit.

“E falënderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. Po ashtu në lidhje me zhvillimin profesional të mësimdhënësve të anglishtes në programin e zhvillimit profesional të grupit të fundit si dhe me programin “Shkollat e Shekullit 21”, versionin online”, shkruan Nagavci në Facebook.

“Njëkohësisht, e informova në lidhje me disa nga proceset kryesore si rishikimi i teksteve shkollore, subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore për të dytin vit me radhë, miratimin e Ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme”.

“Ambasadorin Hargreaves e urova për formimin e Qeverisë së re të Britanisë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”.