Elezi: Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet për hapjen e Urës pas konsultimeve me NATO-n dhe BE-në

Bedri Elezi, eksperti i çështjeve të sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sigurinë në veri në qoftëse hapët Ura e Ibrit. Elezi thotë se hapja e Urës mund të sjell pasoja sigurie e politike në vend. Ai nuk pret që të hapët Ura, pasi sipas tij, Kurti do t’i ndryshojë […]

Elezi: Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet për hapjen e Urës pas konsultimeve me NATO-n dhe BE-në
elezi:-kurti-do-t’i-ndryshoje-qendrimet-per-hapjen-e-ures-pas-konsultimeve-me-nato-n-dhe-be-ne

elezi:-kurti-do-t’i-ndryshoje-qendrimet-per-hapjen-e-ures-pas-konsultimeve-me-nato-n-dhe-be-ne


Bedri Elezi, eksperti i çështjeve të sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sigurinë në veri në qoftëse hapët Ura e Ibrit.

Elezi thotë se hapja e Urës mund të sjell pasoja sigurie e politike në vend.

Ai nuk pret që të hapët Ura, pasi sipas tij, Kurti do t’i ndryshojë qëndrimet pas konsultimeve me zyrtar të NATO-s dhe BE-së.

Ka një kundërshtim nga faktori i rëndësishëm i Kosovës, KFOR-i dhe NATO dhe zyrat e QUINT-it të cilat kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës. Hovenier e dha një qëndrim të fuqishëm për Qeverinë dhe Kurti pas konsultimeve me zyrtar të NATO dhe BE, besoj që do të tërhiqet nga ky vendim se ata do ta njoftojnë për rreziqet që mund t’i sjellë Kosovës. Hapja e saj mund të ketë pasoja politike e sigurie”, theksoi Elezi për Front Online.

Ndryshe, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar të martën se ka pranuar raportin për stabilitetin e urës së Ibrit dhe se ka rezultuar që “Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”./FrontOnline